Kosova
Borrelli takohet me liderët e BP-së, Osmani dhe Vuçiqi nuk janë në të njëjtën fotografi
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor në takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
“Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”, është shprehur Borrell.
Po ashtu, kryediplomati shprehet se ‘së bashku ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë’.
Borrell në rrjetin social X ndau dhe disa foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në krahë të tij shihet presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në të njëjtën fotografi nuk është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa akoma nuk dihet nëse ai dhe Osmani kanë refuzuar të jenë në të njëjtin portret.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













