Lajme
Bosnja e kërcënuar nga përzierja: Islami-nacionalizëm
Sipas ICG-së, Bashkësia Islame në Bosnjë është rritur nga një organizatë fetare në një aktor të rëndësishëm politik, i cili ka ndihmuar në formimin e identitetit boshnjak
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) raporton për ngritje të radikalistëve islamik në Bosnje dhe Hercegovinë, duke konsideruar si kërcënim për partitë laike dhe jomyslimane. ICG në raportin e fundit thotë se në BeH ekziston një përzierje në rritje e nacionalizmit boshnjak.
Sipas ICG, dhjetëra sulme, që u atribuohen boshnjakëve në dekadën e kaluar, kanë rritur frikën për terrorizëm. Megjithatë, grupet jo-tradicionale Salafi apo të tjerat islamike, të cilat janë shfaqur në margjinat e shoqërisë, sipas këtij raporti, mbeten të vogla dhe të izoluara.
“Pothuajse çdo akt i dhunës, i frymëzuar nga islamizmi, ka ardhur nga vendet ku institucionet islamike janë të dobëta ose mungojnë dhe autorët kanë pasur një të kaluar të trazuar”, thotë Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Sipas tij, ka shumë zemërim dhe frustrim në mesin e boshnjakëve dhe figurat kryesore në institucionet islamike kanë shfrytëzuar një gjë të tillë për të çuar përpara qëllimet e tyre politike, raporton REL.
Bashkësia Islame në Bosnjë është rritur nga një organizatë fetare në një aktor të rëndësishëm politik, i cili ka ndihmuar në formimin e identitetit boshnjak.
Lideri karizmatik dhe me ndikim i saj, Mustafa Ceriq, ka thënë se Bosnja, edhe pse me përbërje multi-etnike, duhet të jetë komb-shtet boshnjak, pasi “kroatët dhe serbët i kanë shtetet e tyre”. Ky vizion, siç thuhet, është tërheqës për shumë boshnjakë, përfshirë edhe disa që janë krejtësisht laikë
Sipas tij, Bashkësia Islame duhet të nxisë pikëpamjen e një shteti të përbashkët, në të cilin të gjitha grupet ndjehen të barabarta dhe përqendrohen në rinovimin e institucioneve të tyre.
“Salafisët e Bosnjës janë të ndarë në lojalitetin ndaj shtetit dhe Bashkësisë Islame. Shumica e atyre që pranojnë këto institucione, janë patriotë të ashpër, ndërsa disa kanë luftuar si muxhahedinë në luftën e viteve 1990”.
“Ata që i cilësojnë ato si jo-islamike, kanë tendenca të tërhiqen në vendbanime të izoluara për të praktikuar besimin e tyre dhe janë më të interesuar për umma-n globale, përkatësisht komunitetin islamik, sesa për fatin e Bosnjës”, thuhet në raport.
Asnjë grup nuk ka treguar tendencë për dhunë dhe shumica e sulmeve kanë qenë vepër e emigrantëve ose personave me të dhëna të dokumentuara kriminale dhe psikologjike, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Sipas tij, Bashkësia Islame dhe shteti i Bosnjës duhet të bashkëpunojnë për të angazhuar Salafisët e padhunshëm, sidomos ata që kthehen nga diaspora, në dialogun që inkurajon integrimin e tyre.
“Komuniteti islamik ka promovuar një përqafim patriortik të shtetit. Stabiliteti varet nga ajo nëse arrin të ketë sukses në hartimin e një vizioni për Bosnjën, e cila mund të ndahet edhe me kroatët e serbët”, thotë Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












