Lajme
Bosnja mund të njohë dokumentet e Kosovës
Ambasadori shqiptar në Sarajevë, ka marrë premtime nga zyrtarë të lartë boshnjak se mund t'i njohin dokumentet e Kosovës
Ambasadori shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Flamur Gashi ju ka bërë thirrje përfaqësuesve politik dhe të tjerëve që të kontribuojnë në njohjen e dokumentacionit që lëshohen në Kosovë për të mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.
Duke folur për agjencinë boshnjake, South East News Service Europe, ambasadori Gashi ka përmendur disa fakte që sipas tij tregojnë nevojën urgjente për marrjen e këtij vendimi, trasmeton Radio Evropa e Lirë.
“Nga gushti i vitit të kaluar, në Bosnje nuk mund të vijnë 387 studentë pasuniversitar të cilët e kanë filluar magjistraturën apo doktoraturën në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi të sëmurë që në vazhdimësi janë trajtuar nëpër klinikat e specializuara dhe ata nuk mund të vijnë më këtu që të ndjekin tretmanin e tyre shëndetësor. Unë do të thoja edhe një gjë se në këtë rast po bëhet edhe një problem me bazë humanitare sepse shtetasit e Kosovës të cilët kanë familjarët e tyre në Bosnje, nuk mund të vizitojnë të afërmit e tyre as në gëzime e as në hidhërime,” tha ambasadori shqiptar në Sarajevë.
Flamur Gashi vlerësoi se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Bosnjës janë shumë të mira dhe për këtë ekziston fakti që qytetarët e të dyja vendeve nuk kanë nevojë për viza në vizita të ndërsjella.
Për këtë arsye edhe diplomacia shqiptare e ka kursyer hë për hë Bosnjën sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.
Megjithatë, sipas ambasadorit shqiptar në Sarajevë, ky i fundit ka marrë premtime nga zyrtarë të lartë boshnjak se pas krijimit të qeverisë së re në Bosnjë do ketë një vendim pozitiv për njohjen e dokumenteve që lëshohen në Kosovë.
“Unë kam kontaktuar udhëheqësit më të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke filluar nga anëtarët e Presidencës, Kryeministrin, në federatë në Republika Srpska dhe kam premtime se pas krijimit të qeverisë së re në Bosnje të bëhet e mundur edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës,” vlerësojë ambasadori Gashi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











