Sport
Bota flet për Xherdan Shaqirin si “jashtëtokësor”
Mediat, sportistët, gazetarët e analistët kanë shkruar për golin e Shaqirit ndaj Polonisë, duke e përshkruar atë si një prej më të mirëve në historinë e Kampionateve Evropiane
Xherdan Shaqiri ka realizuar njërin nga golat më të mirë të Kampionateve Evropiane deri më tani. Ai realizoi në stilin gërshërë nga rreth 20 metra dhe tashmë të gjithë mediat botërorë, por edhe sportistë, gazetarë e analistë flasin për të, shkruan albinfo.ch.
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë ndoshta jo vetëm që do të jetë goli më i bukur i “Euro 2016”, por edhe një nga golat më historik. Gazeta italiane më e madhe sportive “Gazzetta dello Sport” e ka krahasuar me golin e Mark Van Basten. Për koincidencë, golat janë shënuar në të njëjtën datë, por me diferencë 28 vite. Më 25 qershor 1988, Van Basten shënonte ndaj Bashkimit Sovjetik në finalen e Kampionatit Evropian. Goli i holandezit konsiderohet si një më të bukurit në historinë e futbollit për nga mënyra e ekzekutimit. Sipas tyre ky është goli më i bukur i shënuar ndonjëherë në Kampionatet Evropiane.
Por, për golin e Shaqirit kishte edhe vlerësime të ndryshme. “Goli i Xherdan Shaqirit është më i bukuri i shënuar deri tani në Euro 2016”. Vlerësimi për golin e shënuar nga lojtari kosovar në ndeshjen e Zvicrës kundër Polonisë ka ardhur nga legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus. Opinionin e tij kampioni i botës në vitin 1990 e ka shprehur në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
UEFA e ka zgjedhur Xherdan Shaqirin si lojtarin më të mirë të ndeshjes Zvicër – Poloni. Zvicra u eliminua nga Polonia në 1/8 e finales së “Euro 2016” pas penalltive, por Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari i ndeshjes nga UEFA. Shaqiri e realizoi një gol akrobatik për ta barazuar në 1:1 rezultatin, si dhe u tregua i saktë gjatë penalltive.
Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Stoke City, Peter Crouch, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se Shaqiri kopjoi atë me mënyrën se si e shënoi golin ndaj Polonisë. “Më vjen mirë që Shaqiri po më shikon në stërvitje”, ka shkruar sulmuesi anglez në ‘Twitter’.
Goli i Shaqirit është më i miri deri më tani në ‘Euro 2016’, por ishte i pamjaftueshmen për ta shpëtuar Zvicrën nga eliminimi. Shaqiri barazoi rezultatin në minutën e 81-të, me golin e shënuar në “rovershat”, gol ky që çmendi komentatorin e televizionit zviceran SRF. Goli i Shaqirit po vlerësohet si një prej më të mirëve të shënuar në një Evropian.
Gazeta më e shitur gjermane “Bild” ka bërë një koment befasues rreth Xherdan Shaqirit pas golit kundër Polonisë. “Sesi ai rrotullohet dhe merr anën: Xherdan #Shaqiri = Futboll-Zot!!! #SUIPOL,” ka shkruar “bild.de”.
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka postuar në “Facebook” videon e golit të Xherdan Shaqirit ku e ka komentuar si golin më të bukur të “EURO 2016”, dhe duke e përshkruar Shaqirin si jashtëtokësor. Edhe Roger Federer ka reaguar rreth këtij goli, duke u gëzuar shumë.
Por, edhe media të tjera si “Goal.com”, “Daily Mail” e shumë të tjerë nuk kanë mundur t’i rezistojnë faktit se sulmuesi shqiptar shënoi një gol të jashtëzakonshëm, por që Zvicra u eliminua.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












