Lajme
Bota mund të parandalonte katastrofën e COVID-19, vlerësojnë ekspertët
Sipas ekspertëve, një sërë vendimesh të këqija shkaktuan vdekjen e të paktën 3.3 milionë njerëzve, deri më tani, si dhe dëme shkatërruese në ekonominë globale,
Shkalla e katastrofës që ka shkaktuar pandemia e COVID-19 mund të ishte parandaluar, tha një panel i pavarur global.
Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë (IPPPR) tha se ka ekzistuar një “koktej toksik” i përbërë nga hezitimi dhe koordinimi i dobët duke bërë që shenjat paralajmëruese të mos dëgjoheshin.
Sipas ekspertëve të këtij paneli, një sërë vendimesh të këqija shkaktuan vdekjen e të paktën 3.3 milionë njerëzve, deri më tani, si dhe dëme shkatërruese në ekonominë globale, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Institucionet “nuk arritën të mbrojnë njerëzit” dhe liderët që mohuan shkencën e dëmtuan besimin e publikut në ndërhyrjen shëndetësore, tha IPPPR.
Raporti u kërkua nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në muajin maj të vitit të kaluar.
Paneli u drejtua bashkërisht nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, një laureate e Çmimit Nobel për Paqe më 2011.
Raporti thotë se bota ka nevojë për përmirësime në sistemin global të emergjencës në mënyrë që të parandalojë një katastrofë të ngjashme.
“Situata në të cilën gjendemi sot mund të ishte parandaluar”, u tha Sirleaf gazetarëve.
“Zgjedhje të dobëta strategjike, mosgatishmëria për të trajtuar pabarazitë dhe një sistem i pakoordinuar krijuan një koktej toksik i cili lejoi që pandemia të kthehej në një krizë katastrofike njerëzore”, tha ajo.
Për të trajtuar pandeminë aktuale, ajo u bëri thirrje vendeve më të pasura të dhurojnë një miliard doza vaksinash për vendet e varfra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll