Lajme
Bota po shkon drejt katastrofës klimatike, thuhet në samitin global të klimës
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se komuniteti global duhet të bëhet më ambicioz në arritjen e objektivave të tij klimatike – duke vënë në dukje përmbytjet e fundit në vendin e tij që shkaktuan të paktën 220 të vdekur.
Duke folur në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Baku, Sanchez e quajti ngrohjen e planetit një “kërcënim ekzistencial” për njerëzimin.
Ai tha se të gjitha vendet po luftonin me ndikimet, nga stuhitë më të forta deri te zjarret më intensive.
“Por, shumë qeveri dhe biznese vazhdojnë të investojnë në burimet e energjisë që dëmtojnë klimën, si nafta dhe gazi”, tha Sanchez, duke shtuar se kjo po çonte në një katastrofë globale.
Kryeministri spanjoll tha se nevojiteshin masa drastike për të mbrojtur klimën dhe rindërtimin e synuar të qyteteve për t’i bërë ballë ngrohjes globale.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












