Lajme
Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë së koronavirusit
Dita Ndërkombëtare e AIDS-it është duke u shënuar më 1 dhjetor, në kohën kur një pandemi krejt tjetër ka përfshirë botën.
Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Winnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset, ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë për vaksina kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur.
Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota duhet të mësojë nga gabimet e përgjigjjes ndaj HIV-it “kur miliona persona në shtetet në zhvillim kanë vdekur duke pritur për trajtim”.
Ajo ka shtuar se sëmundja COVID-19 që shkakton koronavirusi, është duke zgjeruar pabarazitë që tashmë ekzistojnë dhe është duke kërcënuar përparimin që është bërë në shëndetësi dhe zhvillim në 20 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe përparimin e bërë për HIV, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky program ka paralajmëruar se pengesat që janë krijuar në shërbimet shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të rezultojnë me 293,000 infektime me HIV dhe rreth 148,000 vdekje të lidhura me AIDS-in deri më 2022.
Vitin e kaluar 12 milionë persona që jetojnë me virusin HIV nuk kanë pasur qasje në ilaçe, sipas raportit vjetor të këtij programi.
Në raport është thënë se 1.7 milionë persona janë infektuar me HIV më 2019, sepse nuk kanë pasur qasje në shërbime thelbësore.
Aktualisht, më shumë se 38 milionë persona në gjithë botën janë të infektuar me HIV.
Pandemia AIDS ka vrarë rreth 33 milionë persona prej kur ka shpërthyer më 1980, shkruan Rel. Dita Botërore e AIDS-it është përcaktuar të jetë 1 Dhjetori nga viti 1988.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













