Lajme
Bregdeti i Durrësit pastrohet nga ujërat e zeza
Është lëshuar në funksion impianti gjigant që shkarkon ujërat e zeza nga bregdeti i Durrësit, duke e bërë këtë bregdet më të pastrin në rajon
Pushuesit kosovarë, por dhe ata të diasporës që preferojnë pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë, do të kënaqen sivjet me ujin e pastër të bregdetin të Durrësit. Kështu deklaroi kryeministri shqiptar, Sali Berisha derisa inauguroi impiantin e pastrimit të ujërave të zeza.
“Durrësi me këtë impiant do të hyjë në hartën e qyteteve me ujërat më të pastra në rajon dhe Evropë. Durrësi me këtë impiant, do të rrisë në mënyrën më të ndjeshme kapacitetet e tij turistike. Çdo turist do ketë dëshirë të kalojë pushimet mes ujërave të pastra dhe mikpritjes së madhe”, deklaroi ai.
Kryeministri theksoi se në 4 vitet që do vijnë, impiante si ky i Durrësit do të kenë dhe qytete të tjera.
“Impiant për Vlorën, Lezhën, Korçën e kështu me radhë. Ne jemi të vendosur të kthejmë brigjet e deteve dhe liqeneve tona me brigjet më të pastra në Ballkan dhe Evropë. Ky është zotimi ynë para qytetarëve shqiptarë. Ky është angazhimi ynë për mbrojtjen e qytetit të tyre”, tha Berisha.
Ndryshe, ujërat e zeza që janë derdhur për vite të tëra në bregdetin e Durrësit, kanë ndikuar që viteve të fundit, pushuesit të ikin në bregdetin e Jonit, në Sarandë, Orikum, Dhërmi, por edhe në Ulqin e Velipojë.
Prandaj që investimi i disa viteve të mos shkoj huq, Autoritet Shqiptare ndërtuan një landfill gjigant që shkarkon ujërat e zeza në Shën Vlash. Me këtë investim, autoritete shqiptare pretendojnë t’ia kthejnë shkëlqimin bregdetit të Durrësit, i cili ka qenë destinacion i turistëve kosovarë për disa vite.
Shtrirja e rrjetit të mbledhjes së ujërave të zeza ka qenë i domosdoshëm dhe emergjent, sidomos në zonën turistike të Golemit, Pishat e Buta, Mali i Robit, Shkëmbi i Kavajës e në Plazh, ku ujërat e zeza vërshonin lumë në det.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












