Lajme
Bregu i Fildishtë, vendi i 84-t që njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë ka njoihur Republikën e Kosovës, shtet i pavarur. Me këtë hap, bëhen gjithsej 84 shtete që njohin Kosovën..
Njohja nga Bregu i Fildishtë, i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildisht, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork, njofton gazetaexpress.com.
Njohja është konfirmuar për media nga zyra për informim e z. Pacolli përderisa zëvendës kryeministri kosovar disa herë e kishte vizituar këtë shtet.
Zëvendëskryeministri Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e Fildishtë gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara. Njohja nga Bregu i Fildishtë e ngrit në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës, edhe pse dy shtete ende nuk e kanë konfirmuar njohjen e Kosovës me nota verbale – ato janë Nigeria dhe Gaboni.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











