Bota
Brenda javës 10 persona humbin jetën në Everest
Zyrtarët nepalezë thanë se disa alpinistë ishin bllokuar në mal dhe se kjo çonte në tejlodhje, dehidratim dhe, në rastet më të këqija, edhe vdekje
Vdekja e një alpinisti irlandez dhe një britaniku në malin Everest e kanë çuar numrin e viktimave në majën më të lartë të botës në dhjetë vetëm brenda një jave.
Organizatorët e ekspeditave thanë se, alpinisti britanik Robin Fisher, 44-vjeçar, arriti majën mëngjesin e së shtunës, por pësoi një kolaps kur kishte bërë vetëm 150 metra në kthim.
Ndërsa shtetasi irlandez, Kevin Hynes, 56 vjeç, ishte ndarë nga jeta të premten, në anën veriore tibetiane të malit, gjatë zbritjes.
Ai ishte kthyer para se të arrinte majën e malit dhe kishte vdekur në tendën e tij në lartësinë e 7.000 metrave, transmeton “TCH”.
E gjithë kjo ndodh gjatë një sezoni që ishte i shënjuar nga moti i keq dhe nga mbipopullimi në majë, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët nepalezë thanë se disa alpinistë ishin bllokuar në mal dhe se kjo çonte në tejlodhje, dehidratim dhe, në rastet më të këqija, edhe vdekje.
Një foto mbresëlënëse që tregonte alpinistët që qëndronin në radhë për të arritur majën është postuar në mediet sociale, me një alpinist që ankohej për një trafik të rënduar me në total rreth 320 persona.
Nepali në fakt po përballet me kritika për shkak se ka lëshuar një rekord prej 381 lejesh për sezonin pranveror, këtë vit, me vlerë 11 mijë dollarë secila.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave













