Lajme
Brenda javës, shkalla e vaksinimit në Zvicër u rrit për 74 për qind
Gjithsej 1,966,485 vaksina janë dhënë që nga fillimi deri të mërkurën. Deri më tani, 732,812 njerëz janë vaksinuar plotësisht
Në Zvicër, shkalla e vaksinimit, në përgjithësi ka rrjedhur më keq se sa është pritur.
Vendi i pasur helvetik, në krahasim me shumë shtete të botës, është në pozitë relativisht të ulët sa i përket kësaj shkalle, shkruan albinfo.ch.
Gjithsej 57 shtete në botë kanë më shumë të vaksinuar se sa Zvicra, në raport me numrin e banorëve.
Megjithatë, kohëve të fundit vihet re një shpejtim në këtë drejtim.
Kështu, sipas BAG, në Zvicër nga 8 prilli deri më 14 prill janë injektuar 269,146 doza vaksinash kundër Covidit, shkruan srf.ch. Kjo tregon për një mesatare prej 38,449 vaksinash të kryera në ditë.
Kështu, krahasuar me javën e kaluar, shkalla e vaksinimit është rritur për 74 për qind.
Gjithsej 1,966,485 vaksina janë dhënë që nga fillimi deri të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, 732,812 njerëz janë vaksinuar plotësisht, d.m.th. 8.5 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Ndërsa, vetëm vaksinimin e parë deri më tani e kanë marrë 500,861 njerëz.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












