Shkurt.ch
Brexit: Britania do të humbë më shumë se 300 miliardë euro
Vendimi i britanikëve për të lënë Bashkimin Evropian do të ndikojë në gjithë Evropën dhe Mbretëria e Bashkuar do të humbasë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2030, tha ekonomisti gjerman, Andreas Esser, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një situatë ku humbasin të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kryesisht Mbretëria e Bashkuar”, thotë Andreas Esser, kreu i seksionit ekonomik në Fondacionin Bertelsmann me bazë në Gitersloh.
Nëse pjesa e mbetur e 27 shteteteve anëtare mbetet në premtimet për goditje në Britani, izolimi ekonomik i atij vendi mund të ketë pasoja të rënda, thotë Esser. Ai parashikon se ekonomia gjermane do të mund të humbë më shumë se 55 miliardë euro.
Këto shifra janë mbledhur për një studim të botuar në vitin 2015, dhe tani këta skenarë tregojnë të vërtetën, pasi britanikët vendosen të largohet nga BE-ja, pavarësisht paralajmërimeve për pasojat ekonomike.
“Britanikët votuan për pasiguri”, tha eksperti, duke shtuar se kjo pasiguri do të ketë ndikime negative në shpenzime dhe investime dhe do të çojë në performancë të ulët ekonomike në vitet që vijnë.
Produkti i brendshëm bruto (GDP) në Mbretërinë e Bashkuar mund të bjerë me 14 për qind deri në vitin 2030.
Më shumë se 50 për qind e tregtisë britanike bëhet me vendet e tjera të BE-së, sipas raportit në fjalë. Nëse Britania ka humbur pozitat e saj preferenciale të tregtisë në Bashkimin Evropian, tarifat doganore do të bëjnë shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve më të shtrenjta.
Ndër sektorët që do të goditen më rëndë nga lirimi janë ndërtimtaria, industria e automobilave, si dhe sektorët farmaceutikë dhe kimie.
Sektori bankar, i cili ka rëndësi vendimtare për ekonominë britanike, do të ndikohet nga izolimi dhe nga investitorët që ka të ngjarë të tërhiqen. Nga ana tjetër, qendrat financiare në Evropë, Frankfurti dhe Parisi, mund të përfitojnë në qoftë se investimet lëvizin nga Britania, thotë Esser.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











