Shkurt.ch
Brexit-i, i mirë dhe i keq për Zvicrën
Presidenti Ammann: Marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Britanisë së Madhe në këtë gjendje të re duhet të rregullohet ndryshe, por, sigurisht, jo nga sot për nesër. Ammann po ashtu ka tërhequr vërejtjen për pasigurinë që mund të pritet pas Brexit-it
Votimi në referendum i britanikëve për të dalë nga BE-ja ka efektin e vet edhe për Zvicrën, si një vend i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së por që vet nuk pranon të hyjë në këtë organizim shtetesh.
Në këtë kuptim, presidenti i federatës, Johann Schneider-Ammann ka dhënë deklaratën e tij nga pozita e kreut të shtetit lidhur me “Brexit”-in.
Ai ka thënë se Këshilli Federal po e merr në dijeni rezultatin e referendumit por pa dhënë vlerësimin e tij. Marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Britanisë së Madhe në këtë gjendje të re duhet të rregullohet ndryshe, por, sigurisht, jo nga sot për nesër. Ammann po ashtu ka tërhequr vërejtjen për pasigurinë që mund të pritet pas Brexit-it. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja e sjell situatën në këtë kontekst para shumë pikëpyetjeve.
Ai po ashtu ka thënë se Brexit-i e ka rritur pasigurinë në zhvillimin ekonomik të Evropës. Dhe nga kjo goditet edhe Zvicra si ekonomi, e cila goditet po ashtu edhe nga vështirësimi i gjetjes së një zgjidhjeje për problemin e Migracionit, në raport me BE-në.
Edhe ministri i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter është shprehur lidhur me Brexit-in. Ai ka thënë se nga aspekti i marrëdhënieve ndërkombëtare ky zhvillim i ri nuk ndikon shumë në raportin në mes të Zvicrës dhe BE-së. Ai madje ka thënë se ky proces mund të përbëjë një shans për Zvicrën. “Situata e re hap po ashtu edhe mundësi të reja lidhur me rrugën përmes së cilës ne do të rregullojmë marrëdhëniet me BE-në.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












