Kosova
Brezovica në pritje të investitorëve
Një nga bukuritë më të mëdha të Kosovës nuk shfrytëzohet në maksimum. Dhënia me koncesion e kompleksit turistik “Brezovica”, është kthyer në pikën zero.
Autoritetet në Kosovë thonë se për të rinisur procesi i këtij projekti, duhet të finalizohet dhe zbatohet Ligji për Investime strategjike, i miratuar në fillim të këtij viti.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë duke proceduar aktet nënligjore të Ligjit për investime strategjike, që brenda një kohe jo të gjatë, ky ligj të jetë funksional.
Ministri Hasni tregon se së fundi është bërë një propozim nga Ministria për Planifikim Hapësinor që të shfuqizohet vendimi për kompensimin e pronave të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i qendrës turistike “Brezovica”, përcjell albinfo.ch.
Por, pavarësisht këtij vendimi, Hasani thotë se me Brezovicën do të mund të procedohet nëse do të ketë investitorë seriozë.
Kompleksi turistik “Brezovica” është një nga potencialet më të mëdha turistike që ka Kosova, si qendër e turizmit veror dhe dimëror.
Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati përmbyllur si të dështuar procesin e koncesionimit të qendrës turistike “Brezovica”, pasi që konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes”, pati dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.
Kompleksi turistik “Brezovica” ndodhet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit, në Komunën e Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.
Brezovica është qendër e njohur turistike që gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












