Lajme
Brienz përgatitet për evakuuim të hershëm
Banorëve të Brienz u është kërkuar të nxitojnë në procedurat e evakuuimit, pasi pritet të ketë rrëshqitje brenda 2 deri në gjashtë javë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një deklarate të bashkisë, nënzona “ishull” me një vëllim të vlerësuar prej rreth 2 milionë metër kub ka vazhduar të përshpejtohet rrëshqitja. Shpejtësia e rrëshqitjes së dheut në të gjitha pikat matëse në ishull është tani aq e lartë sa, sipas llogaritjeve të modelit të ekspertëve, ishulli duhet të pritet të shkëputet brenda dy deri në gjashtë javë, shkruan Blick.
Pas fazës së verdhë, vjen faza portokalli. Do të thotë: evakuimi i menjëhershëm. Më pas banorët kanë vetëm tre ditë kohë për t’u larguar nga fshati. Së fundi, është faza e kuqe. Pastaj ka një ndalim absolut për të hyrë në zonën e evakuuar.
“Ishulli” mund të shkëputet pjesërisht ose plotësisht, thuhet tutje. Prandaj, më të mundshmet janë rëniet e shumta të shkëmbinjve nga disa mijëra deri në disa qindra mijëra metra kub. Një rrjedhje e mbeturinave është disi më pak e mundshme. Një rrëshqitje e madhe dheu gjykohet të jetë mjaft e pamundur. E ardhmja do të tregojë se çfarë saktësisht do të ndodhë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













