Shqipëria
Britania dërgon zyrtarë në Shqipëri për të bindur të rinjtë të mos shkojnë si emigrantë
Punonjës bamirësie nga Britania vijnë në Shqipëri për të bindur të rinjtë të mos ikin nga vendi
Media britanike “The Mirror” ka publikuar së fundmi një artikull, ku ndër të tjera shkruan se punonjës britanikë të institucioneve të bamirësisë do të zbarkojnë në Shqipëri këtë javë.
Vizita e tyre ka në fokus emigrimin e qytetarëve shqiptarë, në përpjekje për të mësuar përse ka kaq shumë të rinj nga Shqipëria që emigrojnë drejt Anglisë duke rrezikuar jetën me gomone.
Siç shkruan media britanike, studiuesit nga Fondacioni “Sanctuary”, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të bindur të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.
Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri.
Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone përgjatë kanalit vitin e kaluar. Dhe, nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











