Shkurt.ch
Britania kërkon kuota për emigrantët
Deputetë, si konservatorë ashtu edhe laburistë, janë deklaruar për shtrëngimin e kontrolleve në kufijtë e Britanisë, pasi qeveria po dështon në frenimin e numrit të emigrantëve që vijnë në Britani
Kryeministri britanik, ndërkohë ka deklaruar se çështja e kuotave të emigrantëve që do të vijnë nga vendet e varfra të BE-së dhe veçanërisht për vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen do të jetë në qendër të negociatave të tij me udhëheqësit e Brukselit në kuadër të shmangies ose jo të referendumit të planifikuar për të ardhmen e Britanisë në Bashkimin Evropian.
Çështja e emigracionit pritet të jetë në qendër edhe të fushatës së ardhshme elektorale të konservatorëve që ndodhen përballë një beteje të vështirë për rikonfirmimin në pushtet në zgjedhjet e majit të ardhshëm.
Cameron kërkon të vendosë kuota për numrin e atyre që do të vijnë për të punuar dhe jetuar nga vendet aspirante për të hyrë në BE.
Ndërkaq, sipas Top Channel, numri i shqiptarëve që vijnë në Britani vazhdon të jetë i lartë. Janë të shumtë të rinjtë dhe femrat që kërkojnë azil për gjakmarrje, orientimin seksual, apo për prostitucion.
Së fundmi, ka rritje të numrit të të rinjve që pretendojnë se vijnë nga familje me prindër fanatikë fetarë, që kërkojnë t’i indoktrinojnë dhe t’i detyrojnë ata të shkojnë të luftojnë në Siri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














