Shkurt.ch
Britania, “parajsë” për super të pasurit
Londra, sipas "The Sunday Times", është shndërruar në qendër të të pasurve. 72 miliarderë aktualisht jetojnë në këtë qytet. Njerëzit më të pasur në Britani të Madhe janë me origjinë të huaj
Numri i miliarderëve që jetojnë në Britani për herë të parë në histori ka tejkaluar numrin 100, shkruan javorja “Sunday Times”.
Këtë vit lista ka kaluar në 104 persona me pasuri më të madhe se një miliard funte, kështu që ata të gjithë kanë së bashku 301 miliardë £. Lista e këtij viti nga më të pasurit në Britani të Madhe për një vit është rritur për 16 miliarderë, nga 88 sa ishin vitin e kaluar.
Shumica e këtyre njerëzve jetojnë në Londër, 72 prej tyre duke e bërë kryeqytetin britanik më “të pasurin” në botë nga numri i miliarderëve në një vend. Shumë prapa në vendin e dytë pas Londrës vjen Moska, me 48 miliarderë.
Vendin e parë si super të pasur e kanë zënë vëllezërit Sri dhe Gopi Hindudzha, fillimisht nga India, themeluesit dhe pronarët e “Grupit Hindudzha”, me një pasuri totale prej 11.9 miliardë funtesh. Sipas hartuesit të listës, pasuria e tyre në një vit është rritur për 1.3 miliard funte.
Së dyti në listë është oligarku rus, Alisher Usmarov, aksionari kryesor i klubit të futbollit në Londër Arsenal, me 10.6 miliardë funte. Vitin e kaluar ai ishte në vendin e parë. Në vendin e tretë është një biznesmen indian i ashtuquajtur “mbreti i çelikut”, Lakshmi Mittal, me 10.2 miliardë funte. Roman Abramovich, pronari i Chelseas, ka zënë vendin e nëntë këtë vit, edhe pse mbetet me pasuri prej 8.5 miliardë funtesh.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











