Shqipëria
Britania riatdheson shqiptarët që qëndruan atje jashtëligjshëm
“Fshesa” britanike po planifikon riatdhesimin e “shqiptarëve të paligjshëm”
Ministrat britanikë po planifikojnë një deportim masiv gjatë javës së ardhshme të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “Daily Mail”.
Fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme britanike nisen për në Kurdistan-in e Irakut, Shqipëri dhe Bangladesh të martën.
Ata që po deportohen po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit Heathrow, ndërsa presin fluturimet, përcjell Albinfo.ch.
Emigrantët janë kapur nga e gjithë Britania dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar.
Ndërsa departamenti refuzoi të komentonte detajet e fluturimeve të së martës, “Daily Mail” mësoi se mes të dëbuarve përfshihen kurdë irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladesh-it.
Ata do të fluturojnë, përkatësisht, në kryeqytetet e vendit të tyre.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












