Bota
Britani: Të burgosurit me sjellje të mirë, shpërblehen
Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë më shumë favore
Ministria e Drejtësisë në Britani është duke shqyrtuar që të shpërblejë të burgosurit për sjelle të mirë.
Por ku konsiston ky shpërblim? Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, duke pasur më shumë liri daljeje.
Por jo vetëm kaq, pasi ata do të kenë të drejtën për norma më të larta të shpërblimit (nëse frekuentojnë kurse të rehabilitimit), më shumë dushe, si dhe do të kenë mundësi të gatuajnë ushqimet e tyre sipas dëshirës.
Qeveria britanike ka si qëllim të nxisë më tej sjelljen e mirë te të burgosurit, si dhe ka kërkuar që nëpër burgje të ketë më shumë shpërblime se ndëshkime, transmeton TCH.
Sipas këtij plani, ministrat duhet t’u japin përgjegjësve të burgut fuqinë për t’i lejuar ata që të kalojnë më shumë kohë jashtë qelive, lirinë për të gatuar ushqimet e tyre, më shumë kohë në palestër, si dhe të kenë vizita shtesë nga anëtarët e familjes, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar numri i sulmeve në sistemin e burgjeve arriti në 34,000, një rekord i lartë, ndaj ky ndryshim i politikave vjen për shkak se sulmet ndaj stafit u rritën me 21 %, ndërsa sulmet ndaj të burgosurve u rritën me 15%. Kujtojmë se aktualisht sistemi i burgjeve ndëshkon sjelljen e keqe, ndërsa politika e re do të hyjë në fuqi në janar, tha Ministria e Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













