Kriza në Ukrainë
Britania tregon kushtet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Sanksionet kundër oligarkëve, bankave dhe bizneseve ruse mund të hiqen vetëm në rast se presidenti rus, Vladimir Putin, i jep fund pushtimit të Ukrainës dhe zotohet për të mos vazhduar më tej ketë agresion, deklaroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.
Në një intervistë për “Sunday Telegraph”, ministrja e Jashtme Truss tha se do të kishte një kthim të sanksioneve, në kushtet e mëparshme, nëse presidenti rus do të sulmonte përsëri.
Truss njoftoi se një “njësi negociatash” ishte hartuar nga Ministria e Jashtme për të ndihmuar në bisedimet e mundshme të paqes.
Ndërsa trupat e Kremlinit po luftojnë, deklarata e saj mund të shihet si një nxitje e mundshme për Putinin që të ndalë sulmet e tij dhe të arrijë një marrëveshje me Ukrainën.
Pas një muaji lufte, Moska ka dhënë sinjale se mund të reduktojë ambiciet e saj për të luftuar për kontrollin e rajonit të Donbasit në lindje të Ukrainës.
Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga territori në bisedimet e paqes, ndërsa vuri në dukje se trupat e tij u kanë dhënë një “goditje të fuqishme” forcave pushtuese, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se aleatët perëndimorë po kërkojnë të zgjerojnë në mënyrë të qëndrueshme sanksionet për të ndëshkuar Putinin dhe ata që mbështesin regjimin e tij.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit










