Lajme
Britanikët dhe francezët kundër ndarjes së Kosovës
Ambasadori britanik tha se agjenda e bisedimeve Prishtinë – Beograd përfshinë çështjet praktike dhe jo ato të ridefinimit të kufijve
Dialogu Prishtinë – Beograd nuk mund të rrëshqas në çështjen e ndarjes së Kosovës, kanë deklaruar ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Francës.
Ambasadori britanik Jan Klif dhe ai francez Zhan Fransua Fitu, gjatë paraqitjeve të ndara për media, në Prishtinë, thanë se statusi i Kosovës dhe kufijtë e saj janë çështje e mbyllur dhe nuk mund të rihapen për diskutim, raporton REL.
Nëse Serbia do të kërkonte hapjen e bisedimeve për ndarjen e Kosovës, këshilla britanike për qeverinë në Prishtinë do të ishte t’i refuzonte këto bisedime, tha ambasadori i Britanisë së Madhe, Jan Klif. Këto komente, ambasadori Klif i ka bërë gjatë një panel-diskutimi të organizuar nga lëvizja Fol.
Ambasadori britanik tha se agjenda e bisedimeve Prishtinë – Beograd përfshinë çështjet praktike dhe jo ato të ridefinimit të kufijve. E në rast se Serbia zyrtarisht do ta ngriste këtë çështje, ai tha se nuk ka nevojë të pranohet të diskutohet për këtë temë.
Diplomati francez ritheksoi se ideja e ndarjes së Kosovës nuk është në “lojë”, dhe se asnjë vend evropian nuk e përkrah idenë e ndarjes.
Ai ka komentuar edhe procesin aktual të bisedimeve dhe paralajmërimet që takimi i radhës i paraparë për mesin e qershorit mund të shtyhet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










