Lajme
Bruksel: Kosova blen ambasadën e parë
Kosova ka blerë objektin e parë për një ambasadë të veten dhe atë në kryeqendrën evropiane, në Bruksel
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Ilir Dugolli ka deklaruar të dielën për Kosovatimes.net se objekti i Ambasadës ndodhet në qendër të Brukselit dhe se ai i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për punë.
“Është bërë një punë shumë e mirë. Është blerë Ambasada e Kosovës në qendër të Brukselit. Objekti katërkatësh ndodhet në njërën prej lagjeve më prestigjioze. Sipas informacioneve që kemi, blerja e këtij objekti ka kushtuar rreth 2 milionë euro”, ka thënë Dugolli.
“Objekti ka rreth 800 metra katrorë, ka hyrje të veçantë për punonjësit, ka oborr, park dhe hapësira tjera të nevojshme për punët e Ambasadës dhe Konsullatës. Është afër institucioneve evropiane”, ka shtuar ai.
Sipas Dugollit, objekti që është blerë nga Ministria e Punëve të Jashtme, deri tani ka qenë pronë e një shoqate për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe shkrimtarëve.
“Këtu ka shumë objekte të ndryshme të shoqatave të ndryshme të gazetarëve e shkrimtarëve, por ata kanë vendosur që këtë objekt ta shesin”.
Megjithëkëtë, sipas Dugollit, objekti i blerë nga MPJ për këtë ambasadë nuk do të shfrytëzohet edhe për banimin e ndonjë pjesëtari të stafit diplomatik në të, por vetëm për punë.
Të gjitha ambasadat tjera të Kosovës vazhdojnë të paguajnë qira.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











