Lajme
Brukseli dhe Prishtina të zhgënjyer me Serbinë
Baronesha Ashton i ka bërë thirrje edhe një herë Beogradit zyrtar, që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve
Deklarata që kanë ardhur nga Beogradi zyrtar se nuk do ta pranojnë marrëveshjen për veriun që është prezantuar nga baronesha Catrhetine Ashton, ka nxituar reagime të menjëhershme në Bruksel dhe Prishtinë.
Derisa Qeveria e Kosovës shprehet e zhgënjyer me këtë vendim të qeverisë së Beogradit, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shpreh keqardhje për vendimin e qeverisë serbe që të hedhë poshtë propozimet e ofruara në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë Beogradit zyrtar, që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve.
“Të gjitha elementet për një marrëveshje mbi veriun e Kosovës janë në tavolinë”, ka thënë Ashton, duke rikujtuar takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Ashton citohet të ketë thënë se “marrëveshja duhet të jetë e arritur midis dy palëve, nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë”, raporton REL.
“Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësisë për qytetarët, veçanërisht në veriun e Kosovës, të kenë një jetë më të mirë”, ka thënë Ashton, sipas të cilës, Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin këtë shans, për ta lënë të kaluarën prapa tyre dhe për të lëvizur përpara.
Baronesha britanike ka thënë se do të zhvillojë diskutime brenda BE-së në ditët e ardhshme, në mbështetje të “një hapi të vërtetë përpara për Serbinë dhe Kosovën drejt së ardhmes së tyre evropiane”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit shprehet e zhgënjyer me refuzimin që pala Serbe i bëri propozimit të dhënë nga Baronesha Ashton për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Propozimet e dhëna nga BE ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonin fillimin e përmbylljes së një konflikti historik në rajon.
Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh që kulmuan me Pakon Gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisaari”, thuhet në reagimin e qeverisë.
Po ashtu, edhe përgjatë tërë këtij procesi Qeveria dhe Institucionet e Kosovës, sipas këtij reagimi, kanë qenë të gatshme për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të ardhmes së sajë evropiane.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që dialogu është zgjidhja e vetme, dhe mbetet e përkushtuar në këtë proces”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Qeveria e Serbisë sot ka kthyer negativ përgjigjen për marrëveshje për veriun. Ajo nuk ka pranuar qe veriu i Kosovës i komunar nga serbët, të kthehet nën administrimin e Prishtinës. Serbia kërkon autonomi për veriun, gjë që është kundërshtuar nga BE , Prishtina dhe Uashingtoni.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











