Lajme
Brukseli kërkon zbatimin e marrëveshjeve
Maja Kocijancic: Serbia qëllimisht po i keqinterpreton marrëveshjet e arritura
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Beogradi zyrtar që mos t’i keqinterpretojë marrëveshjet e arritura me përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel. Ata kanë thënë që marrëveshjet janë shumë të qarta dhe vlejnë për të dyja vendet pa asnjë përjashtim.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Cathenine Ashton- shefe për politikë të jashtme e BE-së, ka thënë se Serbia qëllimisht po i keqinterpreton marrëveshjet e arritura. Ajo për gazetën “Zëri” ka thënë se marrëveshjet janë shumë e qartë dhe të dyja palët duhet t’i përmbahen ashtu siç janë.
“Të gjitha marrëveshjet përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, nuk ka ndarje gjeografike”, tha Maja Kocijancic duke iu referuar këtë deklaruarës së përfaqësuesit serbe në negociata, Borisllav Stefanoviq, i cili ka thënë se disa marrëveshje nuk lejnë për veriun e Kosovës.
Ndërsa sa i përket fusnotës, Kocijancic thotë se marrëveshja e lejon që përmbajtja e fusnotës të vendoset aty ku duan vetë organizatorët e takimeve rajonale.
“Prej fillimit kemi qenë shumë të qartë. Fusnota ekziston, por përmbajta e saj, kemi thënë që mund të paraqitet aty ku e vlerësojnë vetë organizatorët e takimeve rajonale”, ka thënë Kocijancic.
Për të parë nëse marrëveshjet po gjejnë zbatim ose jo, Kocijaciq ka thënë se ndërmjetësi i bisedimeve Robert Cooper dot vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.
Edhe presidenti i ri serb para se të fitojë garën presidenciale ka thënë se nëse vjen president nuk do t’i njoh marrëveshjet e Brukslit. Mirëpo tri ditë më parë ai ta se u shpreh i gatshëm për vazhdimin e negociatave me Prishtinën.
Kosova dhe Serbia gjatë një vit negociatash kanë arritur t’i harmonizojnë në letër shtatë marrëveshje, ndërsa përveç marrëveshjes për lëvizjen e lirë e cila është implementuar pjesërisht dhe ajo për vulat doganore, asnjë tjetër nuk është zbatuar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












