Lajme
Brukseli të jetë unik ndaj Kosovës
Ahtisari tha se është e padobishme që BE të ketë qasje unifikuese në politikën e brendshme, ndërsa qasje tjetër në politikën e jashtme
Ish-presidenti i Finlandës dhe njëherit arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Marty Ahtisari i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të jetë me fleskibil dhe me i hapur në relacion me Kosovën. Ai tha se është e padobishme që BE të ketë qasje unifikuese në politikën e brendshme, ndërsa qasje tjetër në politikën e jashtme.
Ahtisaari, i cili mori çmimin “Nobel” për Paqe tha se Kosova duhet të jetë një tregim suksesi i BE-së. “Kosova është këtu dhe Bashkimi Evropian duhet ta përfshijë atë në masat e saja politike dhe ekonomike. Nëse nuk bëhet kjo, do të mbetet një problem permanent për themelet e rajonit evropian”, u shpreh Ahtisari.
Ai këto komente i bëri gjatë konferencës “Kaptinë e mbyllur në Ballkan” e organizuar nga qeveria e Kosovës me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. “Shpresoj që të gjithë anëtarët e BE-së të kuptojnë se Kosova duhet të respektohet si pjesë e partnerëve evropianë”, tha ai.
Ish presidenti Ahtisari, i cili edhe hartoi pavarësinë e mbikëqyrur, u angazhua për vazhdimin e negociatave me Serbinë, për zgjidhjen e çështjeve pazgjidhura ndërmjet dy vendeve. “Ne duhet të flasim më pak për arritjen e paqes si rezultat dhe më shumë për sjelljen dhe qasjen ndaj paqes”, tha Ahtisari.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












