Lajme
Buja premton formimin e Ministrisë për Diasporë
"Duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve nëpër botë, duhet të kemi edhe Ministrinë e Diasporës"
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja është zotuar sot se do të punojë në hapjen e një ministrie për diasporën, duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës, transmetojnë agjensitë e lajmeve në Kosovë.
„Insistimi ynë do të jetë që të kemi një ministri për diasporën tonë, tani është një agjenci. Mirëpo, meqë kemi një diasporë aq të madhe ja vlen barra qiranë që të kemi një ministri që do të interesohet për të gjithë ata kudo që janë”, ka thënë Buja
Këto komente ministri kosovar i bëri të hënën në Prishtinë, gjatë një takimi me nxënës dhe mësues shqiptarë të shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë, të cilët jetojnë në Suedi.
Ai iu ka thënë atyre se është shumë me rëndësi që ata ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë.
Po ashtu ka premtuar se do të kenë mbështetje institucionale të gjitha projektet që promovojnë dhe ruajnë kulturën shqiptare .
Rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në Suedi po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë.
Ekskursioni i nxënësve shqiptarë nga Suedia ka karakter mësimor dhe është koordinuar nga MASHT-i, ndërsa nikoqirë formalë janë drejtoritë komunale dhe shkollat homologe.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













