Film

Alban Muja
ArtistTë dielën e kaluar në Schlosstheater të Münsterit është prezantuar me videofilmat e tij artisti nga Prishtina Alban Muja. Përkundër strukturave ekzistuese shtetërore që ka Republika e re e Kosovës, një shtet me status të kontestuar ndërkombëtar, pasaporta e saj nuk njihet nga të gjithë. Kështu, edhe Alban Muja ndjehet si njeri pa shtet. Ai e përpunon ketë gjendje në filmat e tij që kanë të bëjnë me identitetin dhe prejardhjen. Në Gjermani, gjegjësisht në Münster, ai ndodhet me ftesën e Filmclub Münster dhe shoqatës Förderverein Aktuelle Kunst (FAK).
Shpërthime të qeshurash ka shkaktuar filmi 33 minutash i Albanit me titullin “Blue wall red door” (muri i kaltër, dera e kuqe). Filmi tregon në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë se sa e vështirë është në vendlindjen e tij, në Prishtinë, të gjenden adresat e kërkuara të njerëzve. Kjo për faktin se shpesh nuk ka emra rrugësh, por edhe kur ato ekzistojnë, ndryshohen në vazhdimësi, varësisht nga orientimi politik ose kulturor, shkruan gazeta Westfallische Nachrichten.
Për këtë arsye edhe taksistët, zjarrfikësit dhe mjekët, ballafaqohen me po këtë problem. Prandaj ata detyrohen të orientohen përmes shenjave dalluese si ndërtesave që bien në sy, shitoreve, restoranteve ose vendeve ku banojnë personalitetet e famshme të qytetit. Kështu, ata ngasin makinat me hamendje në drejtime të përafërta. Ata nuk mund të jenë kurrë krejtësisht të sigurt nëse atje është pikërisht adresa e dëshiruar. Diçka vërtetë e mbrapshtë.
Regjisori Muja e porosit një taksi për të shkuar te një mulli. Taksisti e dërgon atë te një ndërtesë banimi. As gjurmë mulliri nuk ka aty. “Ai është shkatërruar në luftë, por ne vazhdojmë ta quajmë këtë rrethinë sipas mullirit”, thotë një kalimtar.
Tre filma tjerë të shkurtë merren me pagëzimin e të porsalindurve në Kosovë. Me kamerë statike ai ka filmuar tre veta të ulur në një sofa duke u qëndruar atyre pranë, pa pasur asnjë skenar. Aty, njëra vajzë e re thotë se asaj ia kishin lënë emrin Palestina, pasi që nëna e saj kishte qenë e impresionuar nga një atentatore e re palestineze, e cila në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e më të dashurit, kishte konstruktuar një autobombë. Ndërsa i riu mban emrin Tibet, pasi që prindërit e tij kishin dashur të tregonin solidaritet me Tibetin.
Në filmin “Free your Mind”, Muja i kalon përmes një “ekzorcizmi intelektual” të gjitha ndikimet artistike për të treguar një “un” të tij të pastër. Në këtë vazhdë ai përmend për minuta të tëra emra të shumtë artistësh të njohur.
Alban Muja vlerëson lartë objektivin autentik të kamerës së tij, ka një ndjesi sizmike për njerëzit dhe rrëfimet e tyre. Kështu ai ia ka dalë të realizojë dokumentarë që e sjellin afër përditshmërinë e Kosovës, edhe kur kjo ngjan aq e mbrapshtë.
Ky demonstrim i filmave ka qenë një zëvendësim për ekspozitën e Alban Mujës, të anuluar për shkaqe kursimi.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriAlban Muja
- Prejardhja:Mitrovic-Kosovë
- Vendi ku vepron: Prishtinë-Kosovë
- Profesioni:Artist
- Kontakti albanmuja.blogspot.com
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...