Lajme
Bujqësia e Kosovës përfiton 20 milionë nga BB-ja
Ratifikimi i kredisë së Bankës Botërore pritet të bëhet në seancën e ardhshme parlamentare
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka zhvilluar të martën një takim me drejtoreshën regjionale e Bankës Botërore, Jane Armitage dhe përfaqësuesin e BB-së në Kosovë, Jan Peter Olters, me ç’rast janë diskutuar çështjet rreth finalizimit të kredisë në vlerë prej 20.15 milionë dollarëve, që Banka Botërore ka miratuar për sektorin e bujqësisë.
Ratifikimi i kredisë së Bankës Botërore pritet të bëhet në seancën e ardhshme parlamentare dhe aprovimi i saj hap rrugë edhe për zbatimin e projektit të DANIDA-s, të miratuar nga MPJ e Danimarkës në vlerë prej rreth 10 milionë eurosh, nga të cilat mjete mbi 80 për qind do të ndahen si grante investive.
“Rezultati i zbatimit të këtij projekti presim që të jetë rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, por shpresojmë që masat që do t’i ndërmerrni do të rrisin shkallën e punësimit dhe do të përmirësojnë edhe standardin jetësor në zonat tuaja rurale”, ka thënë Jane Armitage, teksa fliste për rëndësinë e këtij projekti.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se kjo kredi e BB-së prej 20.15 milionë dollarëve do të shfrytëzohet më së shumti për grante investive dhe padyshim që këtë efekt pritet të prodhojë implementimi i këtij projekti.
“Rreth 85 për qind e vlerës së përgjithshme të kësaj kredie do të shfrytëzohet për skemën e granteve të zhvillimit rural, e cila synon t’i përmirësojë aftësitë konkurruese të fermerëve dhe agropërpunuesve”, ka thënë ministri.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











