Lajme
Bujqësia në mesin e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës
Sektori i bujqësisë duhet të përkrahet e të zhvillohet më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet në tregun e jashtëm
Kryeministri Hashim Thaci ka thënë sot se sektori i bujqësisë përbënë një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm.
Në hapje të konferencën dyditore me temë “E ardhmja e bujqësisë në perspektivën e zhvillimit ekonomik”, të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të zhvillojë potencialet ekonomike të vendit, duke u kushtuar rëndësi të veçantë përkrahjes dhe rritjes së sektorëve kyçe, siç është në këtë rast bujqësia.
“Rritja e mbështetjes për bujqësinë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, kurse në planin tonë ekonomik për vitet e ardhshme sektorin e bujqësisë e kemi radhitur në mesin e prioriteteve kryesore të bazuar në vizionet e zhvillimit ekonomik të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në muajin prill. Këtij sektori do t’i ofrohet mbështetje më e madhe financiare në vitet e ardhshme”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka thënë se bujqësia dhe ekonomia e vogël janë dy fusha që Kosovës i ofrojnë mundësi reale dhe të shpejta për krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas tij, krijimi i një mjedisi të ri e të përshtatshëm agrobiznesor synon të rregulloj këtë tendencë me premisa të reja më të qëndrueshme zhvillimore
Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak ka përmendur disa çështje që e bëjnë sektorin e bujqësisë të veçantë dhe me potencial për të ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik.
Pas mbajtjes së konferencës është bërë edhe prezantimi i produkteve vendore nga kompanitë dhe fermerët me të mirë të Kosovës, përfituesit e granteve në vitin 2010, si dhe janë parë mundësitë për të krijuar lidhje midis profesionistëve të ndryshëm dhe palëve të interesit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











