Shkurt.ch
Bujqit kundërshtojnë iniciativën “Kundër migracionit masiv”
"Për punën e vështirë fizike, para së gjithash në perimtari, nuk ka mundësi të gjendet fuqi e mjaftueshme punëtore në mesin e zviceranëve"
Lidhja e Bujqve të Zvicrës (SBV) i është bashkuar organizatave të cilat kundërshtojnë iniciativën “Kundër Migracionit Masiv”, të lansuar nga SVP/UDC. Në mbledhjen që ka mbajtur të martën, kryesia e SBV me shumicë votash është pajtuar që të dalë me parullën kundër iniciativës së përmendur, për të cilën do të votohet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Reagimi i tillë i SBV-së është i kuptueshëm për faktin se bujqit zviceranë janë në një masë të madhe të varur nga fuqia punëtore e huaj. Siç shkruan kryesia e lidhjes së bujqve në një komunikatë, “për punën e vështirë fizike, para së gjithash në perimtari, nuk ka mundësi të gjendet fuqi e mjaftueshme punëtore në mesin e zviceranëve.
SVP/UDC me iniciativën “Kundër migrimit masiv” synon që në të ardhmen qëndrimi i të huajve në Zvicër të rregullohet përmes kontingjenteve ose kufizimeve të tjera. Për të realizuar një synim të tillë duhet rinegociuar marrëveshja për lëvizje të lirë që funksionon prej vitesh në mes të Zvicrës dhe BE-së, shkruan news.ch.
Shumica e forcave politike të Zvicrës janë kundër iniciativës së SVP/UDC-së. Nga njëra anë, socialdemokratët dhe të gjelbrit dhe nga ana tjetër liberalët (FDP/PLR) apelojnë që kjo iniciativë të hidhet poshtë. Po kështu edhe qeveria e Zvicrës u ka rekomanduar votuesve që ta refuzojnë këtë iniciativë, pasi që pranimi i saj do të thoshte, veç tjerash, çrregullim i marrëdhënieve me BE-në.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













