Kosova
‘Bukë, kripë e zemër’, në darkën e shtruar nga presidentja Osmani
Osmani tha se shprehja shqiptare “bukë e kripë e zemër” merr kuptim në “Darkën e Lamës”
‘Bukë, kripë e zemër’, ishte motoja që bashkoi zyrtarë shtetërorë, përfaqësues të partive politike e diplomatë ndërkombëtarë rreth sofrës së shtruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në atë që njihet si ‘Darka e Lamës’.
Duke vazhduar traditën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo darkë është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve, duke u bërë pjesë e kulturës.
“Shqiptarët i kanë dhënë krah njëri-tjetrit në kohë të ndryshme, duke u bërë solidarë më njëri-tjetrin. Shprehja e njohur ‘Bukë e krip e zemër’ merr kuptim në këtë darkë, ngase në sofra janë ushqime tradicionale që nderojnë mikun. Sonte mendjen e kemi te të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Është kohë e vështirë për ta dhe vazhdimi tutje na tregon se sa e rëndësishme është ruajtja e miqësisë më njëri-tjetrin. Kjo darkë tregon për falënderimin tonë ndaj të mirave. Edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë për mantelbardhët”, tha Osmani, transmeton Albinfo.ch.
Kjo darkë u mbështet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, me ç’rast Astrit Panxha nga ky klub, në emër të bizneseve kosovare tha se mikpritja përmes gastronomisë është diçka që eksportojmë edhe kulturën tonë.
“Kemi një darkë ku besoj se të gjithë do të kaloni mirë. Kemi shumë virtyte, por dy të rëndësishme janë Besa dhe Tradita. Na pret shumë punë që mikpritjen shqiptare ta tregojmë pasi lidhet me besën shqiptare. Mikpritja përmes gastronomisë është diçka që eksportojmë edhe kulturën tonë. I kemi mbi 700 restorante me pronar në Berlin. Na pret shumë punë përpara. Ministria e Bujqësisë ta brendojë produktin e Kosovës e të shitet jashtë. Ministria e Kulturës ta brendojë kulturën e gastronomisë”, tha ai.
Ndërsa Ilir Seferi nga ‘Besa Foundation’, tha se “Darka e Lamës” shërben si falënderim ndaj zotit dhe tokës që kanë sjellë të korrurat.
“Falënderimi që duhet t’i bëhet tokës është puna e vyeshme. Tokën e ruajmë dhe e kultivojmë, sepse na duhet për breza të ardhshëm. Ne diasporë jemi falënderues që jemi në Kosovën e lirë dhe sovrane”, tha ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau















