Lajme
Bukoshi shpëton, Tolaj dënohet me 18 muaj burg
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Shëndetësisë, Bujar Bukoshin, ndërsa sekretarin Ilir Tolaj e dënoi me 18 muaj burg
Ish-ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi është shpallur i pafajshëm të martën gjatë një procesi gjyqësor që ka nisur disa muaj më parë. Ndërsa tre ish zyrtarë të ministri së tij, në mesin e tyre edhe sekretari i Përgjithshëm, Ilir Tolaj, janë shpallur fajtor për korrupsion dhe ikje të tatimit.
Tolaj është dënuar me 18 muaj burg, me 1000 euro gjobë dhe 3 vjet mos ushtrim të funksionit të tij në administratë publike. Ai u akuzua për shpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa shefi i Tolajt, ish kryeministri në mërgim i Kosovës, Bukoshi u shpallur i pafajshëm nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Pos Tolajt, gjykata ka shpallur fajtor edhe dy bashkëpunëtorët e tij, ish-zyrtaren për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajazitin e cila është dënuar me tetë muaj burg me kusht, si dhe Hajrullah Fejzën, ish-udhëheqësin e divizionit për shërbime shëndetësore e ka dënuar me tetë muaj burg.
“Për mu ka qenë logjike përfundimi i këtij procesi. E kam dit prej fillimit, por unë mendoj se sot ka qenë një vendim i drejtë… ”, ka thënë Bukoshi me të dalë nga gjykata.
Ndërkaq, prokurorja e rastit Maria Bamieh ka paralajmëruar ankesë kundër këtij vendimi, sikurse kanë paralajmëruar ankesë edhe mbrojtësit e Ilir Tolajt.
“Për këto dy pika për të cilat jam shpallur fajtor me siguri që do të bëjmë ankesën dhe me siguri që do të prezantojmë fakte që do të vërtetojnë pafajësinë”, ka thënë Tolaj.
Pjesë e aktakuzës përveç Bukoshit, Tolajt, Pajazitit e Fejzës kanë qenë edhe Ismet Hyseni, Zenel Kuqi e Bekim Fusha të cilët me vendimin e së martës po ashtu janë liruar nga të gjitha akuzat. Të gjithë këta ish udhëheqës të MSH-së, janë akuzuar pas një denoncim të kompanisë farmaceutike “Jona Med” e cila ka pretenduar se është anashkaluar në tenderin për barna.
Procesi gjyqësor kundër Bukoshit e Tolajt ka nisur një vit më parë. Në korrik të vitit të kaluar Bukoshi dha dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Ai sot nuk tha nëse do të kthehet në pozitën ku ka qenë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











