Shqipëria
Bukuritë natyrore të Shqipërisë, në fokus të mediave në Brazil
"Shqipëria është vendi ideal për ta vizituar edhe me çantë shpine. Është e mundur të gjesh hotele shumë simpatike dhe të shpenzosh pak”, shkruan blogerja e njohur braziliane
Shqipëria është një vend ku do të zbuloni histori dhe bukuri të shumta natyrore, ndërkohë që ajo shërben si një alternativë për turistët që duan të kursejnë para’, shkruan Priscila Carvalho për faqen e njohur turistike braziliane uol.com.br.
Vendi tërheq vëmendjen pasi është i mbushur me histori dhe plazhe të shumta.
Nën regjimin komunist deri në vitin 1990, vendi ka ende mbetje të regjimit në disa pika turistike. Kështu, për shembull, me të mbërritur në Tiranë, mund të vizitohen bunkerët, që janë shndërruar në muze. Më i famshmi është Bunk’Art.
“Ka më shumë se 170 000 bunkerë të sigurt nga bombardimet bërthamore. Diktatori kishte një mani persekutimi dhe ndërtoi mijëra të tillë”, thotë blogerja Lala Rebelo (@lalarebelo ), i cili vizitoi vjet Shqipërinë.
”Tirana po zhvillohet me shpejtësi dhe ka hijeshi. Tirana po ‘vlon’. Kafene, restorante, bare të reja dhe një atmosferë optimiste, rinore. Një kala 1 300-vjeçare është shndërruar në një qendër me dyqane dhe restorante shumë të bukura”, thekson ajo.
Edhe pse në verë nuk është ende aq popullor sa plazhet e Italisë dhe Greqisë, Shqipëria meriton të jetë në listën e turistëve dhe madje ka një “rivierë” të sajën.
”Ka plazhe me guralecë, me rërë të imët të bardhë, ka shpella, pa përjashtuar udhëtimet me varkë. Qytetet historike janë të mbrojtura si trashëgimi botërore nga UNESCO”, shton Rebelo.
Blogerja e njohur rekomandon dy plazhe që duhet të vizitojë kushdo që eksploron vendin, Dhërmiun dhe Ksamilin.
”Plazhet janë përtej klisheve”, përforcon ajo.
Lala tregon gjithashtu se transporti ua lehtëson shumë jetën atyre që eksplorojnë vendin, pasi të moshuarit nuk flasin anglisht dhe shumë ju ndihmojnë vetëm me mimikë.
“Idealja është të marrësh makinë me qira ose të vish me rulotë. Kisha dëgjuar që rrugët ishin të këqija, por nuk është e vërtetë. Eksploroni Beratin, qytetin e një mbi një dritareve dhe Gjirokastrën, një qytet bizantin, me ndërtesa guri”, shton blogerja.
”Shqipëria është vendi ideal për ta vizituar edhe me çantë shpine. Është e mundur të gjesh hotele shumë simpatike dhe të shpenzosh pak”, sipas saj.
Ajo gjithashtu thekson se për udhëtarët që duan shumë luks, vendi mund të mos jetë më i përshtatshmi. Kjo për shkak se ajo është ende duke u modernizuar dhe po tërheq ngadalë turistë nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












