Integrimi
Bullakaj nga SP i del në mbrojtje Mërgim Ahmetit që iu refuzua pasaporta e Zvicrës
Politikani i njohur shqiptarozviceran, nënkryetari i SP-së së Kantonit St.Gallen, Arbër Bullakaj, kërkon që pyetjet e këshillit për natyralizim të bëhen publike
Rastit të Mërgim Ahmetit, të riut shembullor 22 vjeçar, të lindur në Zvicër, të cilit pak muaj më parë iu refuzua natyralizimi (dhënia e pasaportës zvicerane), vazhdon t`i bëhet jehonë nga shtypi zviceran.
Në mbështetje të Mërgimit, siç shkruan fm1today.ch, ka dalë së fundi edhe SP (Partia Socialdemokrate) e Kantonit, gjegjësisht nënkryetari i saj, aktivisti i njohur shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj. Ky i fundit shprehet: “Pyetjet e këshillit për natyralizim duhet të bëhen publike. Duhet të jetë transparente nëse këto pyetje kanë fare të bëjnë me procedurën e natyralizimit ose janë thjesht ngacmime personale”, transmeton albinfo.ch. Këtë vërejtje Bullakaj e mbështet në deklarimet e publikuara deri tash sipas të cilave në vendimin refuzues të kërkesës së Mërgimit kemi rast të diskriminimit.
Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, të riun e përmendur nga fshati Montlingen të Kantonit St. Gallen, këshilli për natyralizim e ka penalizuar me argumente jo serioze. Njëri ndër “argumentet” në fjalë është ai që mund të lexohet në arsyetimin në vijim, të këshillit në fjalë: “Ai (Ahmeti) angazhohet tepër dobët për t`u integruar tërësisht në fshat. Për shembull, ai nuk i di emrat e restoranteve në Montlingen, edhe pse është rritur në këtë fshat”. Po ashtu sipas shkresës së përmendur, te Mërgimi nuk shihet ndonjë vullnet për angazhim në komunën Montlingen…
Ndërsa i refuzuari ka thënë për medie se nga këshilli është pyetur edhe për besimin e tij fetar. “Jo që ju do të hapni tash qilimin dhe të filloni të faleni”, i është thënë në intervistë. Një gjë e tillë i shkakton habi Mërgimit. “Besimi fetar nuk mund të jetë kriter për ose kundër marrjes së pasaportës zvicerane apo jo?”. Por kryetari i këshillit të përmendur, Rolf Huber mohon gjëra të tilla, përcjell albinfo.ch. “Ne nuk diskriminojmë askënd mbi bazë të besimit të tij. Ne bëjmë pyetje shumë objektive”. Ai thotë se refuzimi i Ahmetit nuk ka të bëjë me religjionin. Por Huber nuk pranon të thotë asgje më shumë rreth rastit pasi që procedura për të është duke rrjedhur në nivel kantoni.
Mërgim Ahmeti, siç kemi shkruar tashmë, është një i ri i integruar shumë mirë në Zvicër. Ai gjithë jetën ka jetuar në këtë vend dhe këtu ka punuar ndërsa tash vazhdon studimet. Refuzimi për t`i dhënë pasaportën zvicerane kishte bërë jehonë të madhe në shtypin e këtushëm rreth një muaj më parë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












