Lajme
Bullgaria mbyll pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor
Është bërë e ditur se autoritetet bullgare kanë vendosur ndalimin përkohshëm të hyrjes në Bullgari deri më 31 korrik 2020 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë kufizuese nuk është e zbatueshme për:
Shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe të vendeve të treta si: Algjeria, Australia, Islanda, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Ruanda, Tunizia, Gjeorgjia, Zelanda e Re, Tajlanda, Uruguai, Zvicra dhe Ukraina, familjarët e shtetasve bullgarë dhe të shtetasve të mësipërm, që kanë leje qëndrimi afatgjatë ose të përhershme në Bullgari, Britani të Madhe, Irlandë të Veriut, të një prej vendeve të BE-së ose zonës Shengen duke përfshirë Andorrën, San Marinon, Vatikanin dhe Monakon;
-profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, kur qëllimi i udhëtimit lidhet me përmbushjen e detyrës si dhe personeli i transportit të produkteve mjekësore;
-personelin e transportit të angazhuar në sektorin e transportit, transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ekuipazhin e avionëve të transportit të mallrave, ngarkesave dhe pasagjerëve si dhe ekuipazhin e anijeve dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e anijeve;
-zyrtarët e huaj (Krerët e shteteve, Ministrat e Qeverive etj.), anëtarët e delegacioneve të tyre, diplomatët, personeli tekniko-administrativ dhe familjarët e zyrtarëve të mësipërm;
– personat, që udhëtojnë për motive humanitare dhe familjarët e tyre duke përfshirë bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/sen dhe të afërmit deri në shkallë të dytë në linjë të drejtë;
-përfaqësuesit tregtar dhe investitorët ekonomikë si dhe familjarët e tyre gjatë udhëtimeve për arsye pune ose studim tregu;
-punëtorët sezonalë të punësuar në bujqësi ose turizëm;
-punonjësit e pikave kufitare;
-personat, që udhëtojnë për arsye studimi, për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 si dhe për regjistrimin për vitin akademik 2020-2021, kur nuk ofrohet mundësia e shërbimit në distancë.
Kalimi tranzit në territorin e Bullgarisë lejohet vetëm për:
-shtetasit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe anëtarët e familjes së tyre, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre;
-shtetasit e vendeve të treta, që kanë një lejeqëndrimi afatgjatë në një shtet tjetër anëtar të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut ose të një vendi të zonës Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe anëtarët e familjes së tyre, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre;
-shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, që kërkojnë të kthehen në vendin e origjinës.
Kalimi tranzit lejohet vetëm kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori bullgar.
Çdo shtetas, që hyn në territorin e Bullgarisë nga Suedia, Portugalia dhe vendet e treta, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të vendoset në karantinë të detyrueshme për një periudhë 14 ditore në vendbanimin e tij ose në vendin e akomodimit të përcaktuar.
Nuk i nënshtrohen karantinës së detyrueshme vetëm shtetasit e vendeve të treta si: Algjeria, Australia, Islanda, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Ruanda, Tunizia, Gjeorgjia, Zelanda e Re, Tajlanda, Uruguai, Zvicra dhe Ukraina, kur paraqesin përgjigjen negative të testit PCR. Qytetarët, që nuk do të kenë një dokument provues negativ të 72 orëvë të fundit do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 14 ditore;
-shtetasit bullgarë, shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen duke përfshirë Andorrën, San Marinon, Monakon dhe Vatikanin, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, kur udhëtojnë për motive humanitare dhe ekonomike (investime);
-drejtuesit e autobuzëve të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve;
-drejtuesit e kamionëve, që merren me transportin e mallrave;
-personat, që udhëtojnë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe pjesëmarrjes në trajnime afatshkurtra;
-përfaqësuesit mjekësorë, personeli i transportit të produkteve mjekësore, zyrtarët e lartë, diplomatët, punonjësit tekniko-administrativ si dhe përfaqësuesit tregtar dhe ekonomik.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













