Kosova
Bunari në Gjilan “rrjedh” naftë
Kur shkoi në Zvicër e la bunarin me ujë, por kur u kthye e gjeti me karburant
Kur shkoi në Zvicër e la bunarin me ujë, por kur u kthye e gjeti me karburant. Ali Berisha, nga Gjilani, këtë bunar e kishte hapur 5 vjet më parë, ku thellësia e tij është 20 metra.
“Unë kam qenë në Perëndim, kam shku para vitit të ri, me kalu vitin e ri atje, e kam lon mirë ktu, kur jam kthy prej pushimit prej Zvicrës kam has në paisje atje qe ka dal me naftë e benzin se kam ditë, ditën e parë e dytën çka po i vjen era, naftë benzin a derivate, s’di as vet çka është”.
Berisha thotë se i gëzohet faktit që nga bunari i tij rrjedh karburant.
Por, ai ka një dyshim se nga mund të vije ky lëng i ndezshëm.
“Nuk e di sigurisht ktu kjo pompa afër meje, se prej natyrës nuk besoj që ka dalë. Nuk besoj që mundet me pas këtu në këtë vend naftë”.
Berisha thotë se i kanë kontaktuar pronarët e pompës, mirëpo nuk ka shkuar askush t’i vizitojë.
“Unë kesh i lajmrova, ai qe një javë ditë nuk dul, tha vjen ai menaxheri, as su lajmru as kurgjo”.
Gjilanasi Ali Berisha thotë se varet prej këtij bunari, pasi ai nuk ka akoma ujësjellës në shtëpi.
“Unë varna krejt prej këtij bunari, se s’kemi ujësjellës, me lame me tesha me pasterime e krejt. Kur ja ka nis me qit naftë vallahi se di unë se s’jom kon ktu”.
T7 ka kontaktuar pronarët e pomës së karburanteve që gjenden në afërsi, por ata gjatë ditës nuk kanë dashur të flasin para kamerës.
Pos kësaj për këtë rast janë të njoftuar edhe polica. Por nga organet e rendit, nuk kanë dhënë detaje për këtë çështje, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













