Sport

Bunjaku, gjashtë muaj jashtë fushës

Mbrojtësi i FC Schaffhausen, Imran Bunjaku ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes futbollistike kundër FC Le Mont (0-2), e vlefshme për ligën Challenge League të Zvicrës.

Futbollisti kosovar gjatë një ndërhyrjeje ka shqyer ligamentin në gjurin e këmbës së majtë. Sipas faqes “fussballinfos.ch”, 23 vjeçari duhet të qëndrojë të paktën për gjysmë viti jashtë fushës, njofton “albinfo.ch”.

Imran Bunjaku është i lindur në Cyrih, ndërsa ka zgjedhur që të mbrojë ngjyrat e përfaqësuese së Kosovës. Ai ishte edhe golashënues kundër Omarit, që ishte zyrtarisht fitorja e parë si përfaqësuese e Kosovës e njohur ndërkombëtarisht.