Lajme
Bürgenstock, skena e diplomacisë botërore: Resorti zviceran ku pritet të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran
I vendosur në kantonin e Nidwaldenit, mbi brigjet e Liqenit të Lucernit, Bürgenstock konsiderohet një nga destinacionet më ekskluzive të Evropës
Një nga resortet më luksoze të Zvicrës, Bürgenstock mbi Liqenin e Lucernit, pritet të jetë vendi ku më 19 qershor do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit që ka përfshirë Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit. Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se ceremonia është planifikuar të zhvillohet në këtë kompleks prestigjioz, i njohur për sigurinë e lartë dhe historinë e tij diplomatike, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
I vendosur në kantonin e Nidwaldenit, mbi brigjet e Liqenit të Lucernit, Bürgenstock konsiderohet një nga destinacionet më ekskluzive të Evropës.
Pozicioni i tij unik, me ujë në tri anë dhe qasje të kufizuar, e bën vendin ideal për takime të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Resorti ka një histori të gjatë në pritjen e liderëve botërorë dhe personaliteteve të njohura. Në vitin 1953, aty u takuan aktori legjendar Charlie Chaplin dhe kryeministri indian Jawaharlal Nehru.
Një vit më vonë, aktorja Audrey Hepburn u martua në kapelën e resortit dhe jetoi për një periudhë në këtë kompleks. Vizitorë të tjerë të famshëm kanë qenë Sophia Loren, Sean Connery, Jimmy Carter, David Ben-Gurion dhe Golda Meir.
Bürgenstock ka qenë gjithashtu mikpritës i disa proceseve të rëndësishme diplomatike. Në vitin 2024 aty u mbajt Samiti për Paqen në Ukrainë me pjesëmarrjen e mbi 90 shteteve, ndërsa më herët janë zhvilluar negociata për Sudanin dhe Qipron.
Sipas autoriteteve zvicerane, lokacioni për nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran është propozuar nga ndërmjetësit e Katarit dhe Pakistanit, si dhe nga vetë Uashingtoni dhe Teherani. Zvicra po luan rolin e lehtësuesit diplomatik, duke ofruar kushtet praktike dhe sigurinë për zhvillimin e takimit.
Marrëveshja pritet të shënojë fillimin e një faze të re negociatash 60-ditore për çështje që përfshijnë programin bërthamor iranian, sanksionet ekonomike dhe sigurinë rajonale, duke e kthyer edhe një herë Zvicrën në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Kujdes nga gjobat e rreme të parkimit në Vaud, policia lëshon alarm Policia e kantonit Vaud ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po synojnë... -
Valë të nxehti në Zvicër: Si ta mbani shtëpinë dhe veten të freskët gjatë temperaturave të larta -
Edi Rama ekspozon në “Art Basel” ndërkohë që Tirana “po vlon” -
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror













