Lajme
Burgjet shqiptare, “kulub” i infeksioneve me hepatit dhe HIV/AIDS
Sipas një raporti zhvilluar në shtatë burgjet shqiptare, në 9 % arrin infeksioni me hepatiti B dhe 11 % për hepatitin C, ndërsa 2 % me sifiliz. Po ashtu ka raste të reja të infektimit me HIV/AIDS
Të burgosurit shqiptarë janë të rrezikuar në mënyrë permanente nga infektimet e ndryshme, përfshirë edhe me HIV/AIDS. Infektimi vjen si pasojë e seksit, drogës dhe tatuazheve. Madje sipas statistikave rreth dy të tretat e të burgosurve që kryejnë marrëdhënie seksuale, nuk përdornin prezervativ.
“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 për qind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi nga Stop AIDS.
Sipas TCH, studimi është bërë në shtatë burgje të Shqipërisë dhe në shifra më të larta kanë rezultuar të prekurit me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.
“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C. Në 9 për qind arrin infeksioni me hepatiti B dhe 11 për qind për hepatitin C, ndërsa 2 për qind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Boçi.
Të burgosurit, sipas tij, përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.
“Shkëmbime të shumta praktikash të injektimit. 13 për qind e tyre treguan se përdornin drogë në burgje. Shqetësues është edhe fenomeni i tatuazheve”, shtoi Boçi, sipas të cilit, shqetësuese janë edhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit.
Tatuazhet kryesisht sipas Boçit, bëhen nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura. Sipas tij, rreth dy të tretat e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












