Shkurt.ch
Burkhalter në hapje të panairit të veturave në Gjenevë
Duke filluar nga 6 marsi, për njëmbëdhjetë ditë rresht, Gjeneva do të jetë “kryeqytet” botëror i automobilave
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Didier Burkhalter, ka hapur të enjten zyrtarisht edicionin e 84-t me radhë të panairit të automobilave „Geneva Motor Show“. Deri në 16 mars prodhuesit e automobilave nga e gjithë bota do t’i tregojnë të rejat e fundit në fushën e automobilistikes.
Mbi 150 vetura mund t’i shihni për herë të parë në Gjenevë. 105 prej tyre do të jenë premierë botërore , 41 janë paraqitur për herë të parë në Evropë . Panairi pritet të tërheqë këtë vit për njëmbëdhjetë ditë me radhë rreth 700.000 vizitorë në sallat e ekspozitës së veturave në aeroportin e Gjenevës .
Presidenti Burkhalter ka përmendur në fjalimin e tij në hapje sfidat në mbrojtjen e planetit që duhet të adresohen për të rinjtë sot dhe nesër që të jetojnë mirë .
” Ekspertët parashikojnë se raporti i fundit do të jetë edhe më alarmant. ” tha Burkhalter . Ndryshimi i klimës kërkon një përgjigje nga politika, shkenca dhe teknologjia, tha presidenti i konfederatës zvicerane.
Gjatë dy ditëve të para të hapjes, më shumë se 10 mijë përfaqësues të mediave nga e gjithë bota do të marrin pjesë në 65 konferenca për media të prodhuesve më të mëdhenj të automobilave.
Programi për këtë vit përfshin mbi 900 automjete, një test për makinat elektrike, një koleksion të mrekullueshëm të automjeteve në ekran dhe një retrospektivë të automobilave të viteve të 90-ta.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet










