Jeta në Zvicër
Burkhalter për barazpeshë në raport me BE-në
Mbeten të hapura shumë gjëra: nga mundësia e heqjes dorë prej marrëveshjes e deri te gjetja e një zgjidhjeje brenda në një pako
Refuzimi nga ana e BE-së për të negociuar Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Zvicrën, nuk i ka ardhur në befasi presidentit të federatës, Didier Burkhalter. Ai ka thënë se ka qenë e qartë që BE-ja do të kishte probleme me këtë negociim.
Por, Burkhalter nuk ka dashur të nxirrte përfundime të shpejta nga e gjithë kjo. “Në një proces të tillë ku ndodhemi ne, nevojitet kohë, qetësi dhe guxim”. Gjatë javëve dhe muajve në vijim, Këshilli Federal do të diskutojë mundësitë nga aspekti strategjik. Mbeten të hapura shumë gjëra: nga mundësia e heqjes dorë prej marrëveshjes e deri te gjetja e një zgjidhjeje brenda në një pako.
Por ajo që ka rëndësi më shumë, sipas Burkhalterit është ruajtja e një barazpeshe në marrëdhëniet e Zvicrës me BE-në. Ai ende nuk e sheh me pesimizëm pozicionin e Zvicrës. “BE-ja nuk dëshiron të negociojë parimet e lëvizjes së lirë. Por ajo nuk thotë se nuk dëshiron të diskutojë dhe pranon debatin për dosjet tjera. Kjo tregon se ekziston një shans i mirë. Ndërsa anulimi i marrëveshjes do të ishte problematik pasi që kjo do të kuptohej si anulim i të gjitha marrëveshjeve bilaterale, ka thënë Burkhalter.
Por, presidenti ka thënë më tutje: “ne do të punojmë shumë, si ekip, do të diskutojmë dhe luftojmë për një barazpeshë në këtë raport, i cili ka rëndësi për të gjithë, për popullin, për familjet, për vendet e punës”.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













