Shqipëria
Bushati për EUObserver: Perspektiva europiane e Ballkanit kundërshtohet nga Rusia
Shqipëria mund të nis bisedimet me BE këtë vit, pas rekomandimit të Komisionit Europian, shkruan fillimisht EUObserver, e cila ka intervistuar edhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Perspektiva europiane e Ballkanit dhe zgjerimi i NATO kundërshtohet nga Rusia, tha Bushati, përcjell albinfo.ch. Ai shtoi se Perëndimi duhet të kujdeset në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi ku ka pasur tensione destabilizuese nga Moska.
Por edhe Shqipëria nuk është imune nga ndërhyrja ruse, ashtu siç mund të mendohej.
“Shqipëria që është një anëtare e NATO, ka hetim lidhur me pohimet se kundërshtarët tanë politik kanë marrë mbështetje financiare nga Rusia,” tha ai duke menduar për protestën e PD e cila thuhet se ka qenë e financuar nga lobistë rusë.
Në deklaratën nëntë faqesh të samitit të Sofjes që e disponon EUObserver ka projekte për autostrada e aeroporte, ndërsa BE rikonfirmon mbështetjen e saj të pakontestueshme për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










