Jeta në Zvicër
Buxheti i ushtrisë, 5 miliardë franga
Deri sot qeveria mbronte qëndrimin që buxheti i ushtrisë të mos kalonte shumën mbi 4.7 miliardë franga. Aktualisht ky buxhet është 4.4 miliardë
Në një vendim që Këshilli Federal ka marrë sot, thuhet se forcat e armatosura të Zvicrës do të kenë në të ardhmen nga pesë miliardë franga në dispozicion si buxhet vjetor. Deri në këtë vendim, qeveria mbronte qëndrimin që buxheti i ushtrisë së Zvicrës të mos kalonte shumën mbi 4.7 miliardë franga. Aktualisht ky buxhet është 4.4 miliardë.
Nga ana tjetër, shumica në Parlamentin e Zvicrës ishin prej kohësh për një shtim të buxhetit. Në parlament prej dy vitesh zhvillohet një debat që bën presion për shifrën e përmendur.
Sot, përfundimisht, qeveria e ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes që, në planifikimin e detyrave të tij të llogarisë në një plafon prej 5 miliardë frangash. Kështu ka deklaruar të mërkurën ministri i mbrojtjes, njëherësh president i vendit, Ueli Maurer, njofton srf.ch.
Por, buxheti i ri, i rritur, do të mund të hipë në fuqi vetëm duke filluar nga viti 2016. Deri atëherë, gjegjësisht buxhetet përkatëse për vitin 2014 dhe 2015 do të jenë jo më të mëdhenj se 4.7 miliardë franga.
Rritja e buxhetit e ka miratimin e të dy dhomave të parlamentit. Ndërkaq, partitë e majta, të cilat ishin kundër rritjes së tij, kanë mbetur në pakicë. Ato thonë se, duke vendosur rritjen e buxhetit për ushtrinë, paratë do të merren nga fondet tjera, që do të thotë se do të mbeten pa u mbuluar mirë fusha si arsimi, shëndetësia, mbështetja sociale etj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











