Shkurt.ch
Buxheti mesatar familjar, 6750 franga
Shpenzimet më të mëdha, 1475 franga në muaj, familjet i bëjnë për banim dhe energji elektrike
Të ardhurat mujore për ekonomitë familjare të Zvicrës janë shtuar në krahasim me pak vite më parë. Kështu, nëse në vitin 2006 fitimi mesatar mujor për një familje ishte 6100 franga, pesë vite më vonë, në vitin 2011 ky fitim është ngritur në 6750 ose për 640 franga më i lartë.
Shpenzimet më të mëdha, 1475 franga në muaj, familjet i bëjnë për banim dhe energji elektrike, tregon studimi për buxhetimin e ekonomive familjare i realizuar nga Enti Federal i Statistikave (BFS) që i referohet vitit 2011.
Të ardhurat nga punësimi, që janë mesatarisht 7270 franga në muaj, përbëjnë kontribuesin më të madh të buxhetit familjar, ose 75 për qind të të ardhurave bruto. Burimi i dytë i të ardhurave të zviceranëve është pensioni dhe ndihma sociale, që përbëjnë 19 për qind. Ndërsa të ardhurat nga pasuria e deponuar, për shumicën e madhe të familjeve ka rol margjinal. Vetëm çdo e shtata familje merr më shumë se 5 për qind të të ardhurave bruto nga ky burim, shkruan sfr.ch.
Dërgesat nga burimet tjera si për shembull alimentacionet përbëjnë vetëm 1.4 për qind të të ardhurave bruto të ekonomive familjare të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












