Sport
Cana i përkushtohet familjes
Kjo duket qartë nga fotot e postuara prej tij në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ai ka postuar imazhe nga pushimet e tij familjare në Dubai
Lorik Cana është legjendë e futbollit shqiptar. Pasi është pensionuar, tashmë ai duket se po i kushton vëmendje vetëm familjes së tij, shkruan albinfo.ch.
Ai u tërhoq nga futbolli vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të tij Boiken dhe si duket ky vendim ishte një ndër vendimet më të drejta që ai mund të merrte.
Kjo duket qartë nga fotot e postuara prej tij në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ai ka postuar imazhe nga pushimet e tij familjare në Dubai.
Dorë për dore më djalin e tij Bojken, Cana të jep përshtypjen e një babai të përkushtuar dhe lumtur për kohën që po i kushton familjes.
Futbollisti duket se po kalon disa ditë pushimesh me familjen e tij në Dubai, ku ka shijuar edhe pamjen e ndërtesës më të madhe në botë, Burj Khalifa.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











