Shkenca kompjuterike

Ilir Fetai
Doktorant i shkencave kompjuterikeGjithçka thotë të ketë filluar me kompjuterin e parë, që ia kishin blerë prindërit e tij, kur Iliri ishte në klasën e pestë. Jo vetëm kompjuterët, por edhe matematika e kishte sfiduar asistentin në Universitetin e Bazelit. Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin e shkencave kompjuterike. Ai gjatë rrugëtimit të tij akademik në Zvicër kishte gjetur mbështetje të madhe në të gjithat institucionet nëpër të cilat kishte kaluar, qoftë gjatë përvojës profesionale nëpër kompani të ndryshme, qoftë në institucionet akademike. „Rruga për të arritur një qëllim të caktuar nuk është e lehtë, sidomos në Zvicër, ku kërkesat kualitative janë shumë të larta. Duhet një punë dhe disiplinë e lartë“, flet për përvojat e tij doktoranti me origjinë nga Tetova e Maqedonisë.
Hapi i ardhshëm, mbarimi i disertacionit të doktoratës
„Shkencat kompjuterike më kanë ndjekur që nga klasa e 5-të e shkollës fillore, ku edhe prindërit me dhuruan kompjuterin e parë. Shkencat kompjuterike janë tepër ngushtë të lidhura me matematikën, të cilën unë e kam dashur shumë. Studimi i shkencave kompjuterike ishte një mundësi e mirë për mua që të kombinoj të dyja, matematikën, si dhe aplikimin e matematikës në lëmin e shkencave kompjuterike“, thekson Ilir Fetai.
“Në jetën akademike zvicerane është e zakonshme që pas mbarimit të doktoratës të ketë një angazhim të ashtuquajtur Post-Doc, para se të avancohet në funksionin e profesorit universitar. Post-Doc do të thotë Pas-doktoraturës dhe është një vazhdim i aktiviteteve mësimdhënëse dhe hulumtuese. Shpresoj dhe besoj se do angazhohem në programin Post-Doc në njërin nga universitetet e Zvicrës“, thekson tetovari. Disertacioni i Ilirit është në përfundim e sipër dhe ka si temë kryesore menaxhimin e të dhënave në sistemet Cloud.
Studimi, punë që shpaguhet
Doktoranti ka këshilluar të gjithë studentët shqiptarë që të mos lënë gurë pa lëvizur në arritjen e qëllimeve të veta. „Zvicra ka një sistem tepër kualitativ të shkollimit, sidomos atij universitar dhe është një prestigj i madh të mbarojnë studimet në njërin nga universitetet e Zvicrës. Natyrisht, si gjithkund në jetë duhet angazhim në punë, por të gjitha këto shpaguhen kur e arrin suksesin. Gjithashtu të gjitha universitetet, e sidomos Universiteti i Bazelit ku unë jam aktiv, i suportojnë studentët në mënyrë të shkëlqyeshme. Profesorët janë shumë të angazhuar që t‘u ofrojnë studentëve mësim të kualitetit të lartë, por gjithashtu t‘u japin mbështetje në të gjitha sfidat që iu dalin përpara gjatë studimeve“, tha Ilir Fetai, i cili kishte migruar në vitin 1999, ndërsa babai i tij që nga viti 1990 punon në Zvicër.
Përvoja profesionale
Nga 2011-ta Iliri është asistent në shkencat kompjuterike në Universitetin e Bazelit. Po ashtu nga i njëjti vit është docent i shkencave kompjuterike në Universitetin e Shkencave Aplikative të Zvicrës në „Fernfachhochschule“ Zvicër. Po ashtu Ilir Fetai është edhe docent i shkencave kompjuterike në Shkollën e Lartë Teknike në IBZ. Nga 2014 –ta ai është docent i shkencave kompjuterike në Shkollën e Lartë të Ekonomisë dhe Informatikeës, WISS. Nga 2006 – 2011: Software Engineer, RTC AG, Bern. 2001 – 2006: Software Engineer, Keymile AG. Bern *Shkollimi:* 2011 – deri tash: doktorata në shkencat kompjuterike në drejtimin: „Databases and Information Systems“ në Universitetin e Bazelit. Në të njëjtin universitet nga 2008 – 2011 ka magjistruar në shkencat kompjuterike (MSc) në Universitetin e Bazelit. Studimet e shkencave kompjuterike i kishte përfunduar në Universitetin e Shkencave Aplikative në Bernë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kishte mbaruar në Tetovë të Maqedonisë.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriIlir Fetai
- Prejardhja:Tetovë
- Vendi ku vepron:Bernë
- Profesioni:Doktorant i shkencave kompjuterike
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...