Sport
Cana mezi pret ndeshjen me Zvicrën
Në një intervistë ekskluzive të realizuar me të përditshmen „Lajm“ në Maqedoni, mesfushori i Lazios dhe i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka folur edhe për edicionin e ardhshëm kualifikues, me ç`rast kuqezinjtë do të përballen me Zvicrën, pjesë e së cilës janë edhe shumë lojtarë shqiptarë.
“Jo, nuk do të doja të isha në pozitën e tyre, por edhe nuk dua të flas për situatën në të cilën ndodhen ata. Ata personalisht kanë vendosur të bëjnë një zgjedhje të tillë dhe s’kam të drejtë të përzihem. Në ndeshjet përballë tyre do t’i konsiderojmë si kundërshtarë, por vetëm në fushën e gjelbër. Shqipëria edhe në Zvicër do të ndihet si në shtëpinë e saj, pasi atje jetojnë shumë shqiptarë, ndërsa për mua do të jetë një ndeshje interesante, sepse mu kundër zviceranëve kam zhvilluar ndeshjen e parë për Shqipërinë”, tha Cana në vazhdim.
“Është një ndeshje me plot emocione, pasi unë në Francë kam jetuar dhe luajtur për skuadrat më të njohura të këtij vendi, PSG dhe Marseille. Pastaj disa nga lojtarët, si Nasri, Ribery e Mandande i kam shokë të mirë.
Unë do të mundohem që me Kombëtaren të marrim rezultat pozitiv dhe nga kjo nuk heqim dorë. Në Tiranë kemi shanse t’i befasojmë”, tha ai për ndeshjen e 2 shtatorit me Francën.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











