Lajme
Carla del Ponte mund të hetojë në Siri
Ish-prokurorja e Hagës propozohet nga Zvicra që ta mbështesë punën e Komisionit hetimor të OKB-së për Sirinë
Sipas Ministrisë zvicerane për Punë të Jashtme, Zvicra mund t’i propozojë Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së ta kyçë ish-prokuroren e përgjithshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi që të hetojë për masakrat në Siri, njofton e përditshmja zvicerane «Le Temps».
Kjo informatë është bërë e njoftur të hënën në mbrëmje nga zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme të Zvicrës. «Zvicra angazhohet në mënyrë intensive që dhunimet e të drejtave të njeriut në Siri të jenë objekt i hetimeve dhe ndjekjes», ka nënvizuar për Radio Televizionin Zviceran (RTS) zëdhënësi Tilman Renz.
Zvicra «mobilizohet që mandati i Komisionit hetimor të zgjatet», ka shtuar ai. Veç kësaj, ai ka nënvizuar se prandaj «Zvicra propozon që zonja Del Ponte të vijë ta mbështesë punën e Komisionit», ka përfunduar z. Renz.
Ish-prokurore e përgjithshme e Tiçinos dhe pastaj e Konfederatës zvicerane, Carla del Ponte, është dalluar me hetimet e saj këmbëngulëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës së ish-Jugosllavisë (1999-2007). Ajo ka qenë po ashtu Prokurore e Përgjithshme e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandë. Nga viti 2008 deri më 2011ajo ka qenë ambasadore e Zvicrës në Argjentinë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












