Shkurt.ch
Cassis: Nevojitet një drejtim i ri i bashkëpunimit zhvillimor
"Duhet dhe ka mundësi që të rimendohet një drejtim i ri i bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim", ka thënë ministri Cassis para rreth 1200 pjesëmarrësve të konferencës së mbajtur në Bernë
Në konferencën vjetore të Drejtorisë Zvicerane të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim (DEZA), ministri i jashtëm, Ignazio Cassis është shprehur në favor të një bashkëpunimi më efektiv ndërkombëtar.
“Duhet dhe ka mundësi që të rimendohet një drejtim i ri i bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim”, ka thënë Cassis para rreth 1200 pjesëmarrësve të konferencës së mbajtur në Bernë, bëhet e ditur në një komunikatë të organizatorit.
Temë e konferencës së sivjetme vjetore ishte puna në Afrikë e Drejtorisë së Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe e Sekretariatit Shtetëror për ekonomi. Në Afrikë duhet të promovohen në mënyrë të qëndrueshme zonat urbane dhe ato rurale është thënë në konferencë.
Drejtioria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA)hyn në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, resor ky të cilin e drejton Ignazio Cassis.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës











